Mishi me salmonelë, Jorgaqi jep detaje: Inspektimi nuk gjeti as produkt, as gjurmë
Martin Jorgaqi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut, AKU, ka folur në Euronews Albania mbi problematikën e konstatimit të një sasie filetosh pule të importuara në Portin e Durrësit nga Brazili, të kontaminuara me Salmonelë.
Jorgaqi ka bërë një pasqyrim sesi ka nisur aktiviteti që nga pika e inspektimit deri tek hetimet në subjektin përkatës ku mbahej malli.
Lidhur me këtë, Jorgaqi nënvizon se subjekti në fjalë nuk është treguar bashkëpunues në momentin që trupat e inspektimit do kryenin punën e nevojshme.
“Historia ka nisur me një aktivitet me një marrje monstre, që është një aktivitet mjaft i zakonshëm në pikën e inspektimit kufitar dhe në inspektimet në terren që AKU kryen. U mor monstra në pikën e inspektimit kufitar në ngarkesën nga Brazili, sipas planit të miratuar dhe janë aktivitete që ne i zhvillojmë sipas protokollit. Monstra përfaqësonte një sasi prej afërsisht 8 ton të ngarkesës që ishte në kamion.
Monstra u mor në datë 11 dhe në datë 21 doli analiza. Menjëherë u komunikua me drejtoritë rajonale të qarkut të Tiranës që nxorën inspektim të menjëhershëm duke nisur trupat inspektues në subjektin ku mbahej malli. Inspektimi u zhvillua në dy ditë, datë 21 dhe 22, duke pasur parasysh rëndësinë e produktit dhe problemit.
Inspektimi në subjekt nuk gjeti as produkt, as gjurmë dhe subjekti nuk u tregua bashkëpunues. Ai e ka detyrim ligjor të paraqesë dokumentacionin, të krijojë ambient të përshtatshëm për inspektimin që të kryhet puna siç duhet. Kjo gjë nuk u arrit dhe trupa inspektuese po mban procesverbalin”, tha Martin Jorgaqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston Dritan Goxhajn
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen