Mister mbi trupin e dekompozuar të gjetur në Kolonjë, për çfarë dyshohet

8 Korrik 2025 | 07:23

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një kufomë të dekompozuar, e cila është gjetur ditën e hënë në fshatin Shtikë të Kolonjës.

Kufoma është konstatuar nga një banor i zonës, i cili po korrte grurin me autokombajnë, teksa ka parë viktimën dhe ka lajmëruar menjëherë forcat e policisë.

Nga burime policore thuhet se trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e Tiranës, ku dhe do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.

Ky person nuk është identifikuar, ndërsa do t’i merren edhe mostra për analizën e ADN-së, si dhe do të kryhet ekspertiza antropologjike për të përcaktuar dhe kohën e vdekjes.

Ndërkohë, dyshohet se personi mund të ketë ndërruar jetë rreth 6 muaj më parë.

Paraprakisht është parë se kufoma nuk ka dëmtime të jashtme, duke përjashtuar pistën e një krimi, ndërsa mendohet se mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është se në polici nuk ka pasur asnjë denoncim për persona të zhdukur, duke mos treguar asnjë interesim për personin në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026