“Misteret” e bazës së Kuçovës, flet ish-luftëtari i UÇK-së: Ja për çfarë do shërbejë
Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se pilotët ukrainas nuk mund të stërviten në Shqipëri në bazën ushtarake të Kuçovës, pasi sipas tij Shqipëria nuk ka çfarë t’u japë pilotëve Ukrainës, duke qenë se nuk ka aviacion.
ai tha gjithashtu se kjo bazë do të shërbejë për forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s, ndaj ajo do të jetë gjithnjë në shërbim të aleancës dhe nuk do të mund të bllokohet nga asnjë stërvitje tjetër.
“Do të ishte mirë kjo fantazia, por me fantazi ne ia kalojmë Hollywood-it. Ne nuk kemi aviacion, me çfarë do i stërvitim ne? Që të marrësh e të stërvitësh pilotët ukrainas duhet të kesh avionë. Ne nuk kemi forca ushtarake, forca ajrore. Ne kemi vetëm disa helikopterë transporti dhe nga ata punojnë vetëm 2, të tjerët kanë zënë hangarët.
Aktualisht pilotët ukrainas po stërviten në Danimarkë, Holandë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për avionët F-16. Ata që i kanë do ua japin pilotëve dhe po i stërvitin. Ne nuk kemi çfarë tu japim dhe nuk kemi për çfarë ti stërvitim. Baza ushtarke e Kuçovës, si të gjitha bazat ushtarake që janë pjesë e NATO-s, do të përdoret për trajnime të NATO-s dhe për vendosjen në rast të nevojave të NATO-s të forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s”,-tha ish-luftëtari i UÇK-së.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit