Miti i festës së Shën Valentinit! Si u bë shenjtori martir për hir të dashurisë
Në të gjithë botën, data 14 shkurt shënon ditën e të dashuruarve, ku çiftet mes cokollatave, luleve, dhuratave tradicionale ose ndryshe nga norma, festojnë Shën Valentinin.
Por kush është Valentini, shejnotri kumbar i festës së të dashuruarve?
Egzistojnë histori të ndryshme mbi identitetin dhe origjinën e tij. Injohur zyrtarisht nga Kisha Katolike Romake, ai është pranuar gjerësisht se ka qenë një person real që ka jetuar në shekullin e tretë pas Krishtit. Gjithçka që dihet me siguri për Shën Valentinin është emri i tij dhe se ai u martirizua dhe u varros më 14 shkurt më periferi të Romës.
Disa besojnë se Shën Valentini ishte një prift romak që jetoi rreth vitit 270 pas Krishtit. Të tjerë besojnë se ai ishte një peshkop i krishterë që jetonte në një qytet të vogël të quajtur Terni, në Itali.
Të dyja historitë përfshijnë perandorin Klaudi II, i cili në atë kohë nxori një dekret që ndalonte martesat, duke besuar se burrat e martuar përbënin ushtarë të brishtë dhe jo performues, për shkak të lidhjes që ndanin me familjet dhe të dashurit e tyre.
Megjithatë, sipas besimit popullor, Valentini kundërshtoi urdhrin e perandorit dhe vazhdoi të kurorëzonte martesa për çiftet e reja në fshehtësi, deri në ditën kur përfundimisht u kap, u burgos dhe u dënua me vdekje.
Ndërsa ishte pas hekurave, Valentini ra në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut, me të cilën ai ishte miqësuar dhe kishte shëruar nga verbëria, me fjalë për fjalë dashuri me shikim të pare! Para se të ekzekutohej më 14 shkurt, ai i shkroi asaj një letër të nënshkruar “nga Shën Valentini juaj”.
Kjo shprehje dashurie thuhet se ka nisur traditën e dërgimit të kartolinave të Shën Valentinit.
Sipas teorive alternative, Valentini mund të ishte dënuar me vdekje për përpjekjet e tij për të ndihmuar të krishterët për t’i shpëtuar kushteve brutale të burgjeve romake, ku ata shpesh i nënshtroheshin abuzimit fizik dhe torturimit.
Por origjina e Ditës së Shën Valentinit është debatuar, pasi disa besojnë se ajo u zgjodh nga kisha e krishterë për të zëvendësuar festivalin pagan të Lupercalia, festa e fertilitetit e celebruar nga romakët.
Mes shumë versioneve dhe besimeve, një gjë është e qartë: nëse jeni beqar, i lidhur apo diku në mes, Dita e Shën Valentinit është një justifikim i madh për të ngrënë sa më shumë çokollatë.
LEXONI GJITHASHTU:
- “1/3 e grave, probleme pas lindjes”- Studimi i “The Lancet”: 17 % bien në depresion
- Burri ‘bën për spital’ gruan ditën e Shën Valentinit, shoqërohet në polici
Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona