“1/3 e grave, probleme pas lindjes”- Studimi i “The Lancet”: 17 % bien në depresion
Çdo vit, 1 / 3 treta e grave apo afro 40 milion nëna në botë përjetojnë një problem shëndetësor të shkaktuar nga lindja.
Studimi i fundit i publikuar në “The Lancet Global Health” ka nxjerr në pah problemet e shëndetit të grave pas lindjes, disa prej të cilave zgjasin me muaj apo dhe vite.
Problematikat janë sa fizike dhe mendore.
Bazuar në studim, sa i takon problemeve shëndetësore fizike shohim se 32% e grave përjetojnë dhimbje të shpinës, pas lindjes, ndërsa 31% kanë problem urinare.
Por kur flitet për probleme që lidhen me shëndetin mendor, shohim se lindja, përjetohet si traum nga 15% e grave të cilat në bazë të studimit, krijojnë frikë nga lindja e quajtur tokophobi.
Edhe më i lartë është numri i grave që preken nga ankthi dhe depresioni pas lindjes. Respektivisht 9-24% e grave preken nga ankthi dhe 11-17% preken nga depresioni.
Nisur nga këto të dhëna, Ekspertët e Shëndetësisë Botërore kërkojnë vëmendje më të madhe ndaj këtyre problemeve brenda sistemeve shëndetësore.
Ata theksojnë rëndësinë e kujdesit efektiv jo vetëm gjatë lindjes, por edhe gjatë gjithë shtatzënisë si masë parandaluese kundër komplikimeve që mund të çojnë në probleme shëndetësore të qëndrueshme pas lindjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android