“Mësuesi paguhet më pak se pastruesja e ministrisë”, Kaptelli: PISA tjetër, më keq

7 Dhjetor 2023 | 19:12

Kreu i federatës sindikale të arsimit Nevruz Kaptelli, tha se raporti i PISA për Shqipërinë do të jetë më keq vitin e ardhshëm në rast se pagat e mësuesve nuk rriten.

Ai tha se rritja e pagave të mësuesve duhet bërë menjëherë, pasi nuk do të ishte çudi që me këto paga të mbeteshim pa mësues.

Sipas tij pagat e mësuesve janë në të njëjtin nivel me pagat e sanitareve të ministrisë.

“Në rast se paga e mësuesve nuk do të motivojë maturantët që të shkojnë në degët e mësuesisë,  ne pas disa vitesh nuk do të kemi më mësues. Ata që kanë mbaruar shkollën me nota 5, se sipas pagës që kanë mësuesit, për çfarë duhet të shkojmë atje.

Ka një mesatare për mësuesit, por këto tani janë fakultative. Mesatarja duhet të jetë mbi 8. Si mund të japë mësim dikush që vjen nga arsimi i mesëm me nota të ulëta. Qeveria asnjëherë nuk e ka pasur prioritet arsimin. Janë larguar shumë arsimtarë.

Nëse pagat e mësuesve nuk dyfishohen menjëherë, jo në korrik, por në fillim të vitit. Nëse nuk vlerësohet puna e mësuesve, atyre ju hoq shpërblimi që merrnin prej 10 mijë lekësh në fund të vitit, ata kanë mbetur me një pagë më të ulët se pastruesja e ministrisë, me një pagë më të ulët se shoferët e administratave, ndonjëherë edhe të ujësjellësve, atëherë, ku është e ardhmja?”-tha Nevruz Kaptelli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026