“Kemi mungesa edhe në arsim, edhe në edukim”, Lekatari: E prisja të ishim nivel i ulët
Aktivistja Zhaklin Lekatari tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se i priste rezultatet testit “PISA 2022” nga OECD ku Shqipëria dhe Kosova renditen në fund të tabelës.
Sipas saj nxënësit në Shqipëri kanë jo vetëm mangësi në arsim, por dhe në edukim.
“Unë mendoj që mungesa e arsimit dhe mungesa e edukimit janë simotra, pra kapen dorë për dore, por nuk janë e njëjta gjë. Ne kemi mungesa në të dyja këto dimensione, edhe në edukim dhe në arsimim. Në edukim, në përditshmëri, sa i përket tolerancës, diversitetit të mendimit, dëshirës për të dëgjuar tjetrin, për ta kuptuar, për t’u rritur, për t’u zhvilluar dhe arsimimi për mënyrën e të lexuarit të një teksti, të të shkruarit, të të kuptuarit, të të marrit të informacionit ekzakt dhe të diturit të përdorurit në funksion këtë informacion.
Unë nuk kontribuoj dot në politikat për të ardhmen. Maksimumi, në rolin tim si aktivizte, si gazetare mund të ngre zërin, të krijoj debate në publik, duke thënë se situata është alarmante dhe ne patjetër duhet të ndërmarrim strategjitë afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për të cilat flas gjithmonë, të bëjmë një analizë të vërtetë dhe të pranojmë rezultatin tonë,” – u shpreh Lekatari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare