Mitingu final i Von der Leyen: Ekstremistët duan shkatërrimin e BE     

8 Qershor 2024 | 15:04

Unioni Kristian-Demokrat gjerman dhe ai Kristian-Socialist mbajtën mitingun final përpara zgjedhjeve euro-parlamentare në landin jugor të Bavarisë.

Ai u ndoq nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që është anëtare e CDU-së.

Ajo u tha të pranishmëve se “ekzistenca e Evropës së sotme është një dhunti”, por paralajmëroi se blloku po sfidohet si kurrë më parë nga populistët, ekstremistët dhe demagogët.

Sinkron Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian:

“Ne qëndruam të bashkuar, luftuam së bashku. Prioritetet tona janë prioritetet e duhura: prosperiteti, siguria dhe demokracia. Por këto kanë qenë të mundura vetëm sepse ju luftuat shumë për Evropën tonë. Kjo na tregon drejtimin për 5 vitet e ardhshme dhe ne jemi krenarë për këtë”.

Ajo kritikoi partitë ekstremiste si AfD-në në Gjermani dhe Grumbullimin Kombëtar në Francë, duke i akuzuar se po përpiqen të shkatërrojnë Evropën.

Von der Leyen synon për një mandat të dytë në krye të Komisionit. Sondazhet sugjerojnë se Partia Popullore Evropiane, ku ajo aderon, do të jetë grupi më i madh në PE pas zgjedhjeve.

Por asaj do t’i duhet mbështetja e grupeve të tjera nëse do që të mbetet presidente. Në 2019-n, ajo e siguroi këtë post me një mazhorancë prej 9 votash.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026