Mitsotakis riformaton qeverinë, Demokracia e Re nuk arriti objektivat në zgjedhje
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të riformatojë qeverinë e tij konservatore, pas rezultatit në zgjedhjet euro-parlamentare, ku partia Demokracia e Re u konfirmua si forca e parë politike, por nuk arriti objektivin e paracaktuar prej 33 për qind të konsensusit, ose rezultatin e zgjedhjeve të mëparshme të 2019-ës.
Për më tepër, konservatorët siguruan të dielën e kaluar 28 për qind të mbështetjes, shumë më poshtë se kuota prej 40 për qind e siguruar një vit më parë në zgjedhjet kombëtare.
Sikurse ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, ndryshimet kanë prekur Ministrinë e Zhvillimit dhe atë të Punës, ku janë caktuar dy drejtues të rinj.
Vullneti për të bërë ndryshime në këto dy dikastere është motivuar nga fakti se rritja e kostos së jetesës është një nga shqetësimet kryesore që ka kushtëzuar votën e grekëve dhe ka penalizuar qeverinë në votime.
Mitsotakis ka mbajtur ndërkohë të pandryshuar ministrin e Financave, ndërsa ka caktuar elementë të rinjë në Ministrinë e Agrikulturës, atë të Azilit dhe Emigracionit dhe atë të Brendshme.
“Është detyra ime të deshifroj mesazhin e votuesve grekë dhe të marrë masat e duhura”, ka deklaruar Mitsotakis, i cituar nga mediat helene.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës