Mitsotakis takimin urgjent pas rritjes së aktivitetit sizmik në Ishujt e Egjeut

3 Shkurt 2025 | 09:22

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thirrur një takim urgjent të dielën vonë pas një rritjeje të aktivitetit sizmik në rajonin e Ishujve të Egjeut.

Takimi, i cili përfshiu zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë, kishte në fokus lëkundjet e fundit dhe masat përgatitore për mundësinë e një tërmeti më të madh.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeodinamikës së Athinës, më shumë se 380 tërmete të vogla janë regjistruar në rajon që nga 24 janari, me magnitudë nga 1.3 deri në 4.8 ballë.

Aktiviteti aktual sizmik është krahasuar me periudhën 2011-2012, por me intensitet më të madh dhe një mesatare më të lartë të dridhjeve.

Sizmologët kanë shprehur shqetësime për mundësinë e një tërmeti mbi 6 shkallë të Rihterit dhe theksuan rëndësinë e masave parandaluese.

Gjatë mbledhjes, profesori Efthymios Lekkas, kryetar i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen Kundër Tërmeteve, tha se një mbledhje urgjente e Komitetit të Përhershëm Shkencor është zhvilluar për të vlerësuar rrezikun dhe për të marrë masa shtesë.

Si rezultat i situatës, Komiteti rekomandoi mbylljen e shkollave në Santorini dhe pezullimin e aktiviteteve masive në ambiente të mbyllura.

Po ashtu, masat parandaluese janë ndërmarrë edhe në ishujt Amorgos dhe Santorini, duke përfshirë anulimin e ngjarjeve kulturore dhe këshilla për shmangien e grumbullimeve në hapësira të mbyllura.

Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, siguroi publikun se masat janë vetëm parandaluese dhe apeloi për respektimin e kufizimeve të vendosura, ndërsa autoritetet lokale vazhdojnë të monitorojnë situatën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026