Mjegulla ndikon në shëndet, mjekja: Ja si duhet të kenë kujdes pacientët me astma

14 Dhjetor 2025 | 14:49

Korça po përjeton ditët e fundit ulje të temperaturave, të shoqëruara me prezencën e mjegullës, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Kjo situatë sjell probleme të ndjeshme tek ata persona të cilët vuajnë nga sëmundje të mushkërive, thotë doktoresha pneumologe, Diana Alickolli.

“Kjo është klimë e disfavorshme për pacientët kronikë, specifike për specialitetin tonë, e rrezikshme edhe për sëmundjet e tjera por për diagnozat e mushkërisë është një nga disfavoret klinike me marrje frymë dhe infeksione të përsëritura”, tha pneumologjia.

Mjekja e njohur këshillon se personat të cilët vuajnë nga këto sëmundje nuk duhet të dalin as në mbrëmje për shkak të tymit në Korçë, ndërsa të evitojnë edhe grumbullimet e njerëzve.

“Pacientët në orët e mëngjesit duhet të mos dalin dhe në darkë, kemi atë tymin e famshëm në Korçë që nisi me ftohjen e kohës. Në këtë moment kemi disa raste me temperaturë me virozë, duhet të kenë kujdes nga vendet e grumbullimit të njerëzve, evente dhe duke patur këtë nuk do kemi shtrime por të sëmurët akute që fillojnë nga Janari, për pneumoni”, shtoi Diana Alickolli.

Numri i personave të shtruar në sanatoriumin e Korçës është i qëndrueshëm, ndërsa shihet një rritje e numrit të personave me virozën e stinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026