Mjekët do ndalohen të ikin, studentja: Herët a vonë do largohemi, ja arsyeja

24 Mars 2023 | 15:56

Armelda Ago ka ardhur nga Saranda për të ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Është studente në vitin e parë për infermieri të përgjithshme. Ka qenë një dëshirë e saj që në fëmijëri për t’u bërë pjesë e bluzave të bardha. Megjithatë, ky pasion i saj duket se ka filluar të zbehet që në bankat e shkollës.

“Është një gënjeshtër nëse do të thosha se nuk e kam menduar edhe për jashtë. Arsyeja e parë është paga, mjekët shqiptarë janë më pak të paguarit, më pas janë dhe kushtet e punës. Unë vij nga praktika këto 2-3 javë dhe mjekët ankoheshin se po i lodhte profesioni i tyre, orët e zgjatura, mungesa e medikamenteve apo dhe mjeteve për të diagnostikuar sëmundjet”, thotë studentja.

Deklaratat e fundit të kryeministrit se studentëve të mjekësisë do t’u mbahet diploma deri në përfundim të praktikës, për të nuk është e drejtë.

“Unë po investoj në karrierën që kam zgjedhur, prindërit e mi po ashtu dhe e shikoj si një shkelje e të drejtave të studentëve duke mos i dhënë diplomën. Jam shumë dakord që të hartohen politika, të hartohen programe për mos largimin e mjekëve dhe të rinjve. Herët apo vonë kanë për t’u larguar”, shprehet ajo.

Kryeministri është shprehur se do të ketë një politikë të diferencuar të kostos dhe tarifës për ata që vendosin të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe. 18-vjeçaja ka një përgjigje edhe për ketë deklaratë.

“Neve nuk na është paguar asgjë deri në këto momente, madje as bursat nuk janë hedhur, që i përfitojmë nga bursa ekselencës”, thotë studentja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026