Mjekët okulistë: Është rritur numri i fëmijëve me probleme në shikim, shkak teknologjia
Okulistët Nora Burda dhe Nadon Qafa u shprehën për Euronews Albania se është rritur numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin dhe se shkaku kryesor i kësaj situate është varësia nga teknologjia.
“Është shtuar numri i fëmijëve që vijnë për kontroll. Kjo vjen nga dy faktorë: e para se janë rritur problemet, por edhe nga rritja e ndërgjegjësimit të prindërve”, u shpreh mjeku Qafa.
Mjeku shtoi se një problemet më të mëdha në shikimin e fëmijëve dhe jo vetëm është miopia.
Z. Qafa theksoi se ka edhe sëmundje të fshehura, si ajo e glaukomës dhe për këtë arsye duhet të bëhen vizita periodike tek okulistët.
“Vizita dhe kontrolle periodikisht pas moshës 40-vjeç për të parandaluar rënia e shikimit”, tha ai.
Ndërsa, mjekja tjetër Nora Burda këshilloi se fëmijët nga zero deri në 2 vjeç nuk duhet të qëndrojnë para ekraneve.
Sipas saj, fëmijët e moshës nga 4 deri në 6 vjeç duhet të qëndrojnë vetëm 20 minuta në ditë para ekranit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet