Mjeku Alimehmeti: 26% e testeve rezultojnë pozitivë, fokusi tek vaksinimi
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se javët e fundit ka pasur një rritje të infektimeve me variantin Omicron, por fatmirësisht nuk ka pasur një rritje të shtrimeve në spitale.
“Shifrat në rritje ishin të pritshme në fakt. Kemi pasur hyrje më të madhe të variantit Omicron që para festave. Jemi me një përqindje pozitiviteti të testit gati 25-26%. Numri spitalor mbetet i qëndrueshëm. As masat e marra nuk të mbrojnë nga ky variant, Omicron. Ka një transmetueshmëri shumë të lartë”, u shpreh mjeku.
Z. Alimehmeti shtoi se e vetmja gjë e rëndësishme në këtë pikë të pandemisë është vaksinimi i njerëzve.
“Ky do jetë varianti i fundit shqetësues. Fatkeqësisht kjo do prekë këdo, edhe ata që deri më sot nuk janë infektuar. Por do u ofrojë imunitetin natyror, kemi edhe riskun e shtrimeve në spital”, u shpreh mjeku për variantin Omicron.
Ndërsa mjeku nga Kosova, Ilir Tola u shpreh se në këtë shtet situata epidemiologjike është e qëndrueshme.
“Situata është pak me e qetë sesa në Shqipëri. Situata epidemiologjike është stabile. Numri i të hospitalizuarve është i vogël. Kemi edhe shumë persona që po marrin dozën e tretë. Jemi shumë mirë në krahasim me vendet e rajonit sa i përket vaksinimit me dy doza”, tha ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë