Mjeku Ilir Tolaj: Kritikat ndaj BE-së pa vend, autoritetet kosovare të angazhoheshin më tepë për vaksinat
Për mjekun infektolog Ilir Tolaj kritikat ndaj BE-së të bëra nga ministri kosovar i Shëndetësisë Armend Zemaj për mos-mundësimin e vaksinave anti-Covid janë të pavenda. Tolaj i tha Euronews Albania se për vaksinat duhet të ishin angazhuar më tepër vetë autoritetet kosovare dhe jo të prisnin për solidaritet nga vendet e tjera.
“Për dështimet e veta, ministri [Armend] Zemaj dhe autoritetet e shëndetësisë nuk duhet të akuzojnë askënd tjetër, është e ditur që në krizat ndërkombëtare […] me siguri që nuk do të ketë solidaritet të idealizuar siç mund të presë dikush,” – tha Tolaj në intervistë për Euronews Albania.
Mjeku këmbënguli se “është e lehtë të fajësohen të tjerët” apo “të pritet për solidaritet”, por shumë më e vështirë të gjenden zgjidhjet në mënyrë direkte.
“Autoritetet kosovare është dashur shumëfish më tepër që të sigurojnë vaksinën, nëse janë vonuan në sigurimin e kontratave me Pfizer, Moderna apo AstraZeneca është dashur t’i hedhin sytë dhe shpresat në prodhues të tjerë sikurse është Johnson & Johnson,” – u shpreh mjeku.
I pyetur për vaksinimin e disa mjekëve të Kosovës në Shqipëri, ai tha se pavarësisht se është simbolike është jashtëzakonisht domethënëse. Tolaj tha se pikërisht “ky gjest po shpërfaq dështimin total të autoriteteve të Kosovës për sigurimin e vaksinës, duke mbetur i vetmi vend në rajon që nuk ka arritur të nisë programin e vaksinimit”.
Infektologu Ilir Tolaj tha se momentalisht autoritetet kosovare nuk kanë dhënë asnjë shpresë përveç mekanizmit COVAX se kur dhe nga ku mund të marrin vaksina anti-Covid. Tolaj tha se është thënë si periudhë muajt mars-prill, mirëpo ende nuk është saktësuar.
“Tash për tash nuk ka asnjë shpresë që Kosova të sigurojë vaksina prej ndonjë burimi tjetër përveç mekanizmit COVAX, dhe edhe për këtë mekanizëm nuk kemi ndonjë datë të saktë,” – tha Tolaj.
I pyetur nëse autoritetet kosovare mund të bëjnë njësoj si ato të Maqedonisë së Veriut për t’iu kthyer vaksinave kineze apo ruse, Tolaj u shfaq skeptik. Ai tha se edhe në këtë rast autoritetet kosovare janë të orientuara nga “efekti politik” dhe jo “efekti shëndetësor”. Infektologu kujtoi se për vaksinën ruse “Sputnik V” tashmë po mendojnë edhe shtete evropiane.
“S’e përjashtoj si mundësinë që në të ardhmen një vaksinë e tillë [vaksina ruse] të përdoret dhe të vijë nga një vend evropian si Gjermania, Franca etj.” – u shpreh Tolaj.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut