Mjeku Tolaj: Gjatë valës së fundit COVID shkaktoi rreth 1 mijë viktima në Kosovë
Mjeku në Kosovë, Ilir Tolaj deklaroi për Euronews Albania se Kosova e ka kaluar valën e fundit të COVID-19.
Ai tregoi se kjo ishte një nga valët më të vështira të COVID-19, pasi shkaktoi gati 1000 të vdekur.
“Ka një rënie drastike të numrit të infektuarve dhe të shtruarve në Kosovë. Kemi më pak se 250 persona të shtruar në spital, kemi pasur vetëm 4 vdekje një ditë më parë”, u shpreh z. Tolaj.
Ai nënvizoi se vaksinimi dhe ashpërsimi i masave anti-COVID janë disa nga faktorët kryesorë që kanë sjellë situatën e stabilizuar epidemiologjike.
Mjeku u shpreh më tej se me rëndësi është vaksinimi masiv tek të rriturit por edhe tek fëmijët, pasi këta të fundit bëhen mbartës dhe transmetojnë virusin.
Sa i përket, vdekjeve tek gratë shtatzëna, mjeku tha se gjatë valës së fundit të pandemisë humbën jetën më pak se 10 gra bashkë me foshnjat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore