Mjeku: Pacientë me laringit dhe dhimbje koke, shkak kondicioneri
Taned Demaj, mjeku i emergjencave në Itali tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ka hasur shumë pacientë me laringit dhe dhimbje koke, shkak për të cilat është bërë kondicioneri.
Sidomos në këto ditë të nxehta kondicioneri gjen përdorim kudo, në qendra tregtare, në transportin publik, në taksi, në dyqane, supermarkete, në zyra apo në çdo shtëpi tonën, por herë pas herë të gjithë kemi shqetësime sidomos kur temperatura e kondicionerit ulet shumë më tepër duke mos qenë në proporcion me të nxehtin që është jashtë.
Studimet thonë së të punosh në një mjedis të freskët është më produktive por padyshim që ka disa efekte anësore në shëndetin tonë.
“Simptomat më të lehta, ato gripale ne i shohim më pak se simptomat e të nxehtit, tek personat e moshuar të cilët iu bie të fikët, ata vijnë në ambientet e emergjencës. Shumica e personave që kanë simptoma të laringitit apo dhimbje koke drejtohen te mjekët e familjes,” – u shpreh Demaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar