Mjeku plastik: Vijon të jetë në modë trendi për zmadhime, kush janë metodat e reja

17 Janar 2025 | 19:23

I ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, mjeku i njohur Panjot Papa ka folur për trendet më të fundit në fushën e kirurgjisë plastike, duke u ndalur veçanërisht tek zmadhimi i vitheve dhe metodat më të reja të trajtimit.

Ai theksoi se kërkesa për ndërhyrje plastike, veçanërisht për zmadhimin e vitheve, mbetet e theksuar, por tashmë po shfaqen edhe metoda më të avancuara që shmangin procedurat kirurgjikale tradicionale.

“Vijon të jetë trendi i zmadhimit në ndërhyrjet plastike. Zona ku kërkohet gjithmonë zmadhimi është zona e vitheve, por jo me proteza ose filler, pasi ka pasur raste kur teknika e pasaktë ka sjellë pasoja të rënda. Në Angli, një paciente që ka bërë një ndërhyrje të tillë, jo nga mjekë të kualifikuar, ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve, pasi nuk iu injektua në zonën anatomike të duhur”, shpjegoi Papa.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e njohurive të thelluara të mjekësisë estetike dhe anatomisë për të shmangur rreziqet dhe komplikacionet. Sipas tij, një nga zhvillimet më të rëndësishme në këtë fushë është përdorimi i makinerive të reja që stimulojnë muskujt dhe mund të rrisin masën muskulore pa pasur nevojën për ndërhyrje kirurgjikale. Kjo metodë është miratuar sipas tij nga FDA dhe ka arritur të zëvendësojë disa nga procedurat tradicionale.

“Ka dalë një metodë e re me makineri të cilat bëjnë stimulimin e muskulit dhe mund të rrisin masën muskulore në një kohë të shkurtër, në mënyrë të sigurt dhe mjekësore”, shtoi Papa.

Ai gjithashtu theksoi se përdorimi i makinerive që stimulojnë muskujt është rritur ndjeshëm, me një rritje të dukshme të trajtimeve të tilla, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në SHBA, kemi rreth 50 mijë operacione të zmadhimit të vitheve, por trajtimet me makineri janë rritur në 500 mijë”, tha mjeku.

Për më tepër, Papa foli për tendencën e uljes së përdorimit të toksinave në ndërhyrjet plastike dhe rritjen e përdorimit të acidit hialuronik, një substancë që përdoret për trajtime estetike dhe që ka fituar popullaritet në mbarë botën.

“Po ashtu, po kthehet në trend përdorimi i makinerive me inteligjencë artificiale, të cilat ofrojnë mundësi më të saktë dhe të personalizuara për secilin pacient”, përfundoi Papa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026