Mjeku shqiptar në Itali: Coronavirusi përhapet më shumë me anë të prekjes se sa ajrit, kufizimi i lëvizjeve vendimtar

10 Mars 2020 | 19:56

Në një lidhje me ‘skype’ nga Milano në Ilva Now, Albert Troci, mjek kirurg në Itali dha informacionet më të fundit rreth situatës së krijuar në Itali, ku vetëm sot u shënuar 168 vdekje.  

Ai theksoi se rasti i qytezës së Kodonjës në Itali, vend ku u diagnostikua pacienti zero, që pasoi me shumë të tjerë në efekt zinxhir dhe rasti i Kinës, vendi i origjinës së COVID-19, ku masat qenë drastike, duke futur në karantinë miliona njerëz, vërtetoi faktin se izolimi dhe kufizimi i lëvizjeve është faktori kryesor për të shmangur përhapjen e virusit.

Z. Troci theksoi se ky virus, përhapet më shpejt me anë të prekjes se sa frymës, ndaj është shumë e rëndësishme larja e shpeshtë dhe e vazhdueshme e duarve.  

“Në këtë moment në Lombardi janë krijuar disa spitale për coronavirus, ndërsa spitalet për qytetarë e tjerë është tentuar të mbahen të pastër, ndërkohë që shumë të tjera trajtojnë vetëm persona me COVID-19.  Kjo sëmundje transmetohet me piklat e pështymës. Për mjekët që merren me këta pacientë, maskat duhet të jenë specifike. Është më e rëndësishme prekja, ambienti se sa ajri në përhapjen e këtij virusi”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021