Mjeshtri që i dha shpirt tingujve të klarinetës, koncert në 60-vjetorin e lindjes

29 Dhjetor 2024 | 17:24

Mjeshtri i klarinetës Aleks Xhelili në 60-vjetorin e tij të lindjes ka ardhur me një koncert recital, i pari i këtij lloji në karrierën e tij të gjatë artistike.

Klarinestisti i njohur në këtë koncert është shfaqur ndryshe nga ai që është parë deri tani. Aleks Xhelili, mjeshtri i kabase në koncertin e tij recital ka interpretuar pjesë të ndryshme me klarinetë të autorëve botërore të muzikës klasike ndërsa në pjesën e dytë të koncertit është shfaqur ashtu siç e kishim parë, me kabate e njohur të Kolonjës, Leskovikut e Përmetit.

Pjesë e këtij koncerti krahas instrumentistëve të tjerë kanë qenë dhe vëllezërit Curri, me të cilët Xhelili ka ndarë një pjesë të karrierës së tij.

Në 46 vite të karrierës së tij kolonjari Aleks Xhelili ka dhënë koncerte të shumta brenda dhe jashtë vendit, duke u nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Dita e shumëpritur për fansat e Kanye West ka mbërritur pasi këtë të shtunë në mbrëmje pritet të mbahet në Tiranë koncerti i artistit me...
08:05 | 11/07/2026

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026