Mjeshtri Sallata: Ministria e Kulturës përgjegjëse për gjendjen e cirkut
“Kjo situatë me cirkun është produkt i ministrisë në bashkëpunim me disa drejtorë të paaftë në ministri”. Kështu deklaroi mjeshtri Pavli Sallata në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania për shembjen e Cirkut Kombëtar dhe për gjendjen në të cilën punojnë artistët.
“Një shtet që rri pasiv në një situatë që të lejë Cirkun Kombëtar në këtë gjendje është e pafalshme. Mban përgjegjësi shteti. Kjo është një mos-kujdesje që në 2017 që cirku filloi të gërryheshe. Që në atë moment nuk ka pasur investime, buxhet, se ishte provizor”, u shpreh z. Sallata.
Ai nënvizoi se ky cirku është një art i domosdoshëm, pasi është edukues i gjerë i masave.
“Duhet të dalim nga kjo situatë urgjentisht. Është e pafalshme që një cirk me 60 vite histori, me një shikueshmëri të jashtëzakonshme, të jetë në këtë gjendje”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920