“Mocion me debat për buxhetin 2026, Bardhi: Cenohet e drejta për minimum jetik
Partia Demokratike ka kërkuar, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mocion me debat për projektbuxhetin e vitit 2026.
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se me këtë projekt buxhetcenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimumit jetik
“Sqaroj opinioni publik se mazhoranca në kuvend vijon me projektin për asgjësimin e parlamentarizmit dhe çdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja. Grupi i PD, në ushtrim të drejtave, ka depozituar një mocion me debat për mungesën e një ligji të posaçëm, siç ndodh në çdo vend të rajonit dhe të Evropës, për caktimin e minimumit jetik. Qytetarët kanë parë se ka ardhur në kuvend projekt buxheti 2026 dhe para tre ditësh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare që shoqërojnë. Qartësisht në këtë projekt buxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimumit jetik. Dua ta bëj publikisht pyetjet që i bëra Ballës: masat për ndihmat ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është rreth 40 mijë lek të vjetra, dhe Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve nëse mundet të jetojë me 40 mijë lekë të vjetra, siç jeton një numër i konsiderueshëm i familjeve shqiptare. A mundet një familje me 4 persona të paguajë detyrimet për energji, ujë e ngrohje me ndihmën që jep shteti 40 mijë lekë në muaj. Që nga nisja e kësaj legjislature në ushtrim të të drejtave tona, kemi propozuar mekanizmat e kontrollit ndaj ekzekutivit, por mazhoranca me forcën e kartonit ka vendosur t’i refuzojë. Në dy muaj, na janë refuzuar 5 mocione me debat, 3 kërkesa për komision hetimor dhe 2 për interpelancë me kryeministrin”, tha Bardhi.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit