Model i ri në Maqedoninë e Veriut, LSDM përkrahje nismës për një njësi zgjedhore
Maqedonia e Veriut nisi debatin publik lidhur me mundësinë e ndërrimit të modelit zgjedhor të shtetit, nga gjashtë në një njësi zgjedhore. Përfaqësuesit e partive më të vogla thanë se modeli i gjashtë njësive zgjedhore djeg votat e shpërndara nëpër njësi dhe nuk e reflekton vullnetin e plotë të zgjedhësve.
“Të gjithë e shohim se është nevoja për një model të ri zgjedhor. Modeli i deritanishëm na ka sjellë padrejtësi, edhe në bazë të ndarjes territoriale të njësive zgjedhore”, tha Driton Sulejmani, deputet i Partisë Alternativa
Ndërkohë, Kryeministri Zoran Zaev, në emër të partisë së tij, LSDM, i dha përkrahje të plotë nismës për një njësi zgjedhore, por tha se është pak herët për lista të hapura.
“Mendoj se është koha e përshtatshme për heqjen e sistemit dypartiak, në bllokun maqedonas dhe shqiptar…. Modeli i deritanishëm përbën rrezik për krijimin e autokracisë në shtet”, – tha Zaev.
Maqedonia e Veriut aktualisht është e ndarë në 6 njësi zgjedhore brenda territorit, ndërsa secila zgjedh nga 20 deputetë. Janë edhe 3 njësi zgjedhore në diasporë që japin nga 1 deputet, me kusht që të grumbullohet minimumi i votave me të cilat është zgjedhur deputeti i fundit në njësitë brenda vendit.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte