Moisiu: Berisha-Nano kërkonin të ndërhynin në mënyrë indirekte në punën time
Ish-presidenti Alfred Moisiu është shprehur se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ish-kryeministri Fatos Nanos kanë ndërhyrë në punën e tij gjatë kohës që ai ishte president.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se me ta ka pasur një përplasje me ta për prokurorin e përgjithshëm ndërsa tregoi dhe momentin kur donin ta largonin nga detyra.
Pjesë nga biseda
Moisiu: Që kur më propozuan për president republike, u thashë dy fjalë. I falënderova por u thashë se kam një formim profesional dhe edukatë familjare dhe unë nuk pranojë ndërhyrje në pnët e mia e ju nuk duhet të ndërhyni.
Ma pranuan këtë qoftë me heshtje, qoftë duke thënë se e morën me mesazhin, por në fakt nuk e zbatuan. Prapë kërkonin të ndërhynin në mënyrë indirekte.
Mëhilli: Të dy?
Moisiu: Të dy por më shumë Berisha. Patëm një përplasje për prokurorin e përgjithshëm. Edhe unë kisha mendimet e mia për prokurorin e përgjithshëm. Por kur ngrihet kryeministri dhe thotë ku nuk është për këtë punë dhe duhet ta heqim, kjo nuk është detyrë e tij, Kushtetuta këtë të drejtë ia jep presidentit.
Nëse ti do të ndërhysh pa biseduar paraprakisht me mua, se bisedat u bën pas pilafit. Atëherë ku është ndarja e pushteteve. Por nevoja për të pasur në dorë çdo gjë mbante peng politikanët dhe po i mban peng dhe sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona