Deklarata e fortë e Moisiut: Berisha e Meta po përsërisin Enverin, kanë 32 vjet

4 Janar 2023 | 22:10

Ish-presidenti Alfred Moisiu thotë se 32 vjet nga rënia e komunizmit politika në Shqipëri ka ende frymë totalitare, ku kryetaret e partive që vijnë në pushtet mundohen t’i kenë të gjitha pushtetet.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Moisiu u shpreh se kjo është tendencë e të dyja partive të  mëdha, më shumë sipas tij e PD. Për ish-kreun e shteit, politikanët e vjetër si Berisha e Meta po përsërisin Enver Hoxhën, duke ndenjur për 32 vjet në politikë.

“Ne vijmë nga një kohë kur Enver Hoxha ndenji 45 vjet. Dhe dashje pa dashje po përsërisim të njëjtën gjë. Qofte Berisha apo Meta kanë 32 vjet. Sigurisht mosha ua lejon disave, megjithatë lufta për pushtet është shumë e rrezikshme. Pushteti është si rakia lehone. Rakia lehone e sapodalë është shumë e ëmbël dhe nuk e ndjen gradacionin. Ajo të zë dhe do tri ditë të dalë pastaj. Për mua politika është mision dhe njeriu hyn në politike jo për t’u pasuruar, as për të bërë emër, por për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tij. Bëre detyrën, mbarove mandatin, hap krahun. Flas për funksionet e larta si presidenti”, u shpreh Moisiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026