Moldavët votojnë për presidentin, gara mes kandidates pro-evropiane dhe atij pro-rus
Në Moldavi po votohet që prej orëve të para të mëngjesit për presidentin e ri të vendit, në raundin e dytë.
Në raundin e parë të mbajtur më 20 tetor, presidentja në detyrë Maia Sandu kryesoi me 42% të votave, por nuk arriti mazhorancën absolute; ndërsa kandidati pro-rus Alexander Stoianoglo mori 26%.
Ish-republika sovjetike synon të bashkohet me Bashkimin Evropian, por gjendet nën përplasjen gjeopolitike mes Moskës dhe Perëndimit.
Në referendumin e mbajtur në tetor, bashkimi me Unionin kaloi me një shumicë të lehtë prej 50.3 për qind, pasi u numëruan votat e diasporës.
Sidoqoftë, rezultati u mbulua nga dyshimet për një skemë blerjesh votash të mbështetur nga Kremlini.
Moldavia është ndër vendet më të varfra të Evropës, ndaj dhe mbikëqyrësit besojnë se disa qytetarë mund të jenë influencuar nga korrupsioni elektoral edhe për shuma të vogla parash.
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 19:44 Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës