Moldavia aplikon për anëtarësim në BE

3 Mars 2022 | 18:36

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, nënshkroi një kërkesë zyrtare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, të enjten.

Me këtë veprim, Sandu përcaktoi kursin perëndimor të Moldavisë për ta përshpjetuar procesin e  anëtarësimit në BE, duke marrë shkas nga pushtimi që Rusia po i bën Ukrainës fqinje.

Lëvizja e Sandu vjen disa ditë pasi presidenti i Ukrainës Zelenskiy nënshkroi një kërkesë për anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE, ndërsa vendi i tij po lufton me forcat pushtuese ruse.

Moska e kundërshton ashpër zgjerimin e BE-së në Lindje, dhe veçanërisht zgjerimin e NATO-s në Lindje, zgjerim të cilin e sheh si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare.

Sandu, kryeministri dhe kryetari i parlamentit moldav nënshkruan dokumentin gjatë një konference në kryeqytetin Kishinau, aty ku politikanët pro-rusë dhe ata pro-BE kanë luftuar për të marrë kontrollin e vendit që kur Moldavia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, në 1991.

“Ne duam të jetojmë në paqe dhe prosperitet, të jemi pjesë e botës së lirë. Ndërsa disa vendime kërkojnë kohë, disa të tjera duhet të merren shpejt dhe me vendosmëri, dhe duke përfituar nga mundësitë që vijnë në një botë që është në ndryshim,” tha Sandu përpara se të nënshruante kërkesën.

Aplikimi i Moldavisë do të dërgohet në Bruksel në ditët në vijim, njoftoi ajo.

Negociatat për t’u bashkuar me BE – të cilat Moldavia dhe Kievi nuk i kanë nisur ende – zakonisht zgjasin shumë vite.

Udhëheqësit e BE-së pritet ta diskutojnë kërkesën e Ukrainës në një samit jozyrtar muajin e ardhshëm, thanë diplomatët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026