Molliqaj-Bushatit: Po mësojmë nga Vuçiç të vërtetat që Kurti s’i thotë

7 Nëntor 2022 | 22:40

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka replikuar me analistin Andi Bushati në studion e “Now me Erla Mëhillin” sa i takon tensioneve në veri të Kosovës.

Molliqaj thotë se nëse dikush argumenton se është marrëveshje më e mirë të bësh asosacionin e komunave me shumicë serbe dhe të gjitha komunave të tjera ndërsa Serbia mos ta njohë Kosovën, dhe është marrëveshje më e keqe që të ketë ripërcaktim të kufirit kur Serbia njeh Kosovën ka ose dallime të mëdha në vlera ose moskuptime të realitetit.

Sipas tij është jetike që një dialog i tillë që është kaq i mbyllur të kritikohet.

“Vuçiçi po mbron interesat e tij dhe ky le të mbrojë interesat e Kosovës. Unë s’po them të vijë të na pyesë për çdo gjë, thjesht është e papranueshme që më shumë të marrim vesh nga Vuçiç sesa nga Albin Kurti,” – tha Molliqaj.

Ndërkohë, Bushati nuk ra dakord kur thuhet se një marrëveshje në bazë të një plani franko- gjerman pa njohje reciproke është e keqe.

“Unë po ju ngre një alternativë tjetër. Nëse kjo marrëveshje, termat e të cilës ne nuk i dimë dot, nuk ka njohje të ndërsjellë, por Kosovën e kemi me ulëse në OKB, në disa organizata ndërkombëtare, Kosova njihet nga ato shtete të BE-së që nuk e njohin a duhej një qeveri t’i thoshte po një marrëveshje të tillë. Pra, qasja që çdo lloj gjëje tjetër që nuk përfundon me njohjen e Serbisë, nuk duhet firmosur më duket pak e ekzagjeruar,” – u shpreh analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026