Moment i pafavorshëm për negociata me Serbinë, thotë Baton Haxhiu

2 Maj 2022 | 20:44

Analisti, Baton Haxhiu thotë se nuk pret ndonjë ndryshim nga takimet që kancelari i Gjermanisë do të mbajë me Kurtin dhe Vuçiç në Berlin.

Sipas Haxhiut, kancelari Sholz nuk ka se çfarë ofron në këtë moment të krizës së Ukrainës pasi presidentit serb nuk mund t’i bëhet shumë presion.

“Dyshoj se jam skeptik që do të ketë diçka nga këto takime”, tha Baton Haxhiu.

Andi Bushati e cilëson ‘të vdekur’ dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Serbia nuk ka për ta njohur kurrë pavarësinë e Kosovës.

Bushati thotë se dialogu është i kotë sa kohë Beogradi nuk kërkon të arrijë marrëveshje përfundimtare.

Ai shtoi se shqetësimi i tij është se momenti më i pafavorshëm për t’i bërë presion Serbisë.

Përkundrazi, Bushati tha se Perëndimi mund të sakrifikoi Kosovën në mënyrë që t’ia heqë Putinit nga duart Serbinë.

“Konteksti gjeopolitik nuk është në favor të Kosovës”, u shpreh analisti Bushati.

Për Baton Haxhiun, nuk mund të ketë lëshime të tjera edhe pse pranoi se është moment i pafavorshëm për negociata.

Sipas analistit, Gjermania nuk do të lejojë që të krijohet një situatë e ngjashme si në Bosnje Hercegovinë.

Haxhiu shtoi se Prishtina mund të ndihet akoma edhe në vështirësi nëse Mali i Zi do t’i bashkohet nismës ‘Open Balkan’ me drejtimin e Dritan Abazoviç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026