“Mora leje për ta publikuar”, Rama sqaron foton me zarfin e votës së diasporës

17 Prill 2025 | 08:48

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në rubrikën e tij “Sy m’sy”, në Facebook, një pyetje të një ndjekësi, i cili i tha nëse kishte marrë leje për ta publikuar foton e familjes nga diaspora që kishte marrë zarfin e votimit.

Rama iu përgjigj se sigurisht kishte marrë leje nga familja për ta publikuar foton, dhe shtoi se ajo i kishte mbërritur në telefonin e tij nga vetë kryefamiljari.

“Foto më erdhi në telefon dhe natyrisht që mora leje nga familja për ta publikuar. Me shumë kënaqësi, kryefamiljari që ma nisi më tha: “Mund ta bëni si të doni dhe ta përdorni si të doni foton”, tha Rama.

“Besoj se disa gjëra i di edhe unë, por ajo që ka rëndësi është që tani jemi në fazën e realizimit të një angazhimi të hershëm që kam marrë para jush për të mundësuar votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve të Europës dhe të botës. Dhe realizimi po ndodh tani. Zarfi i KQZ po shpërndahet kudo, dhe sa kam parë, procedura është e thjeshtë dhe standarde,” – tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Foto e publikuar nga Rama: Familja shqiptare merr zarfin e fletës së votimit për diasporën

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026