Mori 50 mijë lekë nga një shtetas, Gjykata e Tiranës lë në burg oficerin Palushi
Gjykata e Tiranës ka vendosur burg me afat 15 ditë për oficerin e Policisë Gjyqësore Kastriot Palushi, i vënë në pranga pak ditë më parë nga AMP.
Palushi u arrestua në flagrancë nën dyshimin për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.
Nënkomisari Kastriot Palushi, 35 vjeç, ka qenë me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.
Ai dyshohet se ka marrë shumën prej 50 mijë lekësh nga një shtetas, me qëllim shmangien e tij nga përgjegjësia penale.
“Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje. Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumente të tjera që lidhen me ngjarjen”, bëri me dije policia.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi i Gjykatës:
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit K. P., kryer nga oficerët e policisë giyqësore me iniciativë në datë 23.06.2024 ora 21,00.
- Caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit K. P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv ¡ personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259/1 të Kodit Penal, atë të-Arrest ne burg, me afat 15 dite, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
- Ngarkohet policia giyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky qe fillon nga e nesërmja e njoftimit te ketij vendimi.
- U shpall sot ne Tirane me date 26.06.2024.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset