Moriero shpërthen pas disfatës, Dinamo mposht Flamurtarin në Vlorë
Flamurtari ka pësuar një tjetër humbje të rëndë në kampionat, këtë herë ndaj Dinamos, e cila triumfoi me rezultatin 0-3 në stadiumin “Flamurtari”.
Ky rezultat e përkeqëson edhe më shumë situatën e vlonjatëve, që mbeten në vendin e parafundit dhe e shohin betejën për mbijetesë gjithnjë e më të vështirë.
Pavarësisht mbështetjes së tifozëve, skuadra nuk arriti të reagojë dhe largohet nga ndeshja me shumë pikëpyetje për të ardhmen.
Skuadra e Ilir Dajës luajti më mirë se kundërshtari dhe gjeti avantazhin shumë shpejt me Vilën, ndërsa pas tij realizuan Qefalija dhe James.
Tri pikë që e ngjisin Dinamon në vendin e tretë në kampionat, ndërsa vlonjatët mbeten të parafundit në klasifikim.
Në përfundim, trajneri i vlonjatëve, Francesco Moriero, kërkoi që lojtarët të marrin përgjegjësitë.
“Duhet të kuptojmë se duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Duhet të bëjmë një dush përulësie. Nuk mund të lejoj asnjëherë që lojtarët që ishin në fushë të ecin. Sa të jem unë këtu, këta njerëz nuk do të luajnë më. Rrezikoj që të luaj vetëm me fëmijë”, tha Moriero.
Për mediat foli edhe Ilir Daja i cila e cilësoi fitoren ndaj Flamurtarit si shumë të rëndësishme.
“Fitore shumë e rëndësishme për ne, Flamurtari vinte nga një fitore në ndeshjen e fundit. Gjithmonë është bukur të luash në Vlorë, pasi përveç futbollit edhe shkallët e stadiumit janë të mbushura.”
Ndeshja e radhës për vlonjatët është ajo ndaj Partizanit në transfertë, ndërsa Dinamo pret Egnatian.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026