Morinë| Iu gjetën 24 900 euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçari nga Kosova
Një 45-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është proceduar penalisht në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të fuste në Shqipëri, 24 900 euro, pa i deklaruar.
Policia shqiptare në pikën kufitare i sekuestroi shumën e parave 45-vjeçarit, ndërkohë që maerialet në ngarkim të tij i dërgoi në prokurori për veprime të mëtejshme.
Shtetasi I. Z., banues në Lipjan, të Kosovës u procedua penalisht nga autoritetet shqiptare për veprën penale veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
“Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. Z.
Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar I. Z., 45 vjeç, banues në Lipjan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare