“Mos u merrni me nervin e Himarjotit”, Manjani: Beleri, ngjarje e rëndë juridike
Avokati Ylli Manjani ishte i pranishëm këtë të hënë në protestën e mbajtur për mbajtjen në burg të kryebashkiakut të Fredi Belerit.
Ai tha se nuk mund të vihet në diskutim vullneti i popullit në vitin 2023 dhe këtë gjë e ka cilësuar si “lojë me nervin e himarjotit”.
“Nuk bëhet shaka me nervin e Himarjotit. E ka gabim ai që luan me nervin e Himarjotit, do ta ketë shumë më keq.
Më tej ai shtoi se nuk mund të ndalohet kryebashkiaku kur atë e ka zgjedhur dhe e ka vendosur populli me votë.
“Nuk i pëlqen?! po mirë as mua nuk më pëlqen Edi Rama , por është kryeministër. S’më pëlqen, por me të pëlqyer është kjo punë?”-tha Ylli Manjani.
Ai shtoi më tej se çështja Beleri është një shkelje e rëndë juridike në shtetin shqiptar.
“Në fund të ditës unë jam avokat dhe më duhet t’ju siguroj ju të gjithëve pa përjashtime ndalimi pastajmë vonë arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e kryetarit të bashkisë së Himarës është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Shumë e rëndë! E arrestuan me pretendimin se ëhstë kapur në flagrancë, e vetmja që është kapur në flagrancë është policia e shtetit”,-tha Ylli Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë