“Mot i paqëndrueshëm”, meterologia: Muaji tetor nis me reshje dëbore

29 Shtator 2025 | 10:23

Ndërkohë që jemi në ditët e fundit të muajit shtator dhe po hyjmë në javët e para të tetorit, në Euronews Albania foli meteorologia Lajda Porja, e cila tha se vendi ynë pritet të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm.

Sipas saj, sot edhe nesër situata do të jetë e qëndrueshme, ku do të kemi vranësira të dendura, lagështirë dhe reshje të pakta kryesisht në veriverilindje.

“Në pjesën e dytë të së mërkurës një sistem i fuqishëm i vranësirave do të vendoset në territorin shqiptar, duke sjellë reshje dhe rrebeshe intensive. Janë dy selula, ku njera do të zhvillohet në veriperëndim dhe tjetra në jug”, tha meteorologia.

Pjesa e parë e javës pritet me reshje të pakta, ndërsa pjesa e dytë e javës, duke nisur që nga e mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë me reshje intensive.

“Temperaturat parashikohen të jenë tipike të vjeshtës me maksimume 25 gradë Celsius. Dita e enjte dhe e premte do të jetë me temperatura më të ulëta, ku në zonat malore minimumet do të jenë -1 gradë Celsius dhe maksimumet në 20 gradë Celsius”, u shpreh meteorologia.

Ndërkohë, të enjten dhe të premten do të kemi reshjet e para të dëborës, kryesisht në zonat e veriverilindjes dhe në zonat e thella malore.

“Duke nisur që nga dita e mërkurë edhe ditët e tjera të tetorit, do të futemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës. Gjatë tetorit do të kemi prezencë të madhe të reshjeve të shiut dhe herë pas here dhe reshje dëbore”, tha Lajda.

Gjithashtu nuk do të mungojnë as ditët me diell, por do të jenë më të pakta krahasuar me ditët që kemi kaluar përgjatë shtatorit.

Përsa i përket vendeve të rajonit, të hënën dhe të martën Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë vranësira dhe erëra të forta. Gadishulli i Ballkanit do të përgatitet për reshje të forta, sidomos pas ditës së mërkurë, ku e enjtja dhe e premtja do të kenë më së shumti reshje dëbore.

“Gjatë pjesës së dytë të javës do të kemi në një mot me nuanca dimrit, ku në territorin shqiptar dhe në rajon termometri do të shënojë temperatura tipike dimri, të cilat do të zgjasin për tre apo katër ditë, ku më pas do të kthehemi sërish në vlerat e vjeshtës. Ndërkohë, pjesa më e madhe e Evropës Juglindore do të ndodhet në mot të paqëndrueshëm, ku shumë zona do të kenë stuhi ere, reshje dëbore, të paktën deri në datën 11 tetor”, përfundoi meteorologia.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026