Moti i keq, Balluku në terren: Kufizoni lëvizjet me automjete, ja kur mbaron stuhia

25 Nëntor 2023 | 18:18

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ka zhvilluar një inspektim në rrugët kombëtare, ndërkohë që vendi është përfshirë nga një stuhi me reshje shiu, dëbore e temperatura të ulëta.

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se stuhia do të vijojë deri në orën 19:00 dhe apeloi qytetarët që të shmangnin lëvizjet jo të domosdoshme gjatë ditës së sotme.

Ajo shtoi se ekipet e emergjencave janë në terren, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Ndodhemi në Xibër dhe për të thënë të drejtën në këto momente është e pamundur që të hapet rruga. Kemi 110 borëpastruese në të gjithë vendin që operojnë. Kemi mbi 1100 punonjës. Kjo stuhi do të vijojë deri në orën 19:00 pasdite dhe më pas ne do të kemi mundësi për pastrimin e rrugëve.

Policia ka dalë për të stopuar trafikun. Në qarkun e Dibrës kemi 24 fidera që kanë pësuar avari në këto momente. Do të punohet gjatë gjithë natës për të rikthyer energjinë në të gjitha zonat ku ka patur shkëputje. Drejt jug-lindjes akset janë të ngarkuara, por duhet të tregoni kujdes.

Në të gjitha rrugët duhen përdorur zinxhirët. Ne insistojmë që duhen kufizuar lëvizjet me automjete, deri në përmirësimin e motit, të paktën deri në përfundimin e stuhisë. Në bëjmë thirrje që të shmangni lëvizjet jo të domosdoshme. Vetëm në raste emergjencash mund të lëvizni”, është shprehur Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e fuqishme përfshin Librazhdin, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026

Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se të arrestuarit janë vëlla e motër. Ata janë identifikuar si Agetina...
13:01 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026