Moti i keq, dhjetëra fshatra në qarkun e Elbasanit pa energji elektrike

19 Nëntor 2025 | 12:29

Dhjetëra fshatra në qarkun e Elbasanit vijojnë të jenë pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq që ka shkaktuar probleme në sistemin e shpërndarjes, veçanërisht në zonat malore.

Burime nga OSHEE bëjnë me dije se reshjet intensive dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëmtime në fidrat që furnizojnë disa njësi administrative me energji.

Pa energji vijojnë të jenë:

– Nj.A Orenjë, Linik, Polis dhe Hotolisht në bashkinë Librazhd

– Nj.A Stravaj dhe Qukës në bashkinë Përrenjas

– Fidri i Banjës në bashkinë Gramsh

– Nj.A Labinot Fushë në bashkinë Elbasan

Probleme janë shënuar edhe në disa akse rrugore të qarkut.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë është raportuar rënie gurësh dhe pemësh në dy raste, ndërsa në aksin Elbasan–Peqin ka pasur dalje aluvionesh.

Inerte dhe aluvione janë shënuar gjithashtu në aksin Elbasan–Gjinar, në zonën e Derstilës, si dhe në aksin Gramsh–Moglicë, në Bersnik.

Për të gjitha rastet është ndërhyrë nga firmat kontraktuese dhe aktualisht akset janë të hapura për qarkullim.

Në qytetin e Elbasanit ka pasur prezencë të madhe uji në disa zona, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor.  Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth...
18:47 | 14/07/2026

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën prej vitesh ka marrëdhënie binjakëzimi...
18:43 | 14/07/2026

INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç

Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në...
18:34 | 14/07/2026