Moti i keq, mbi 1 mijë familje pa energji elektrike në Qarkun e Elbasanit
1 042 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në shtatë bashki të Qarkut Elbasan si pasojë e mbizotërimit të motit të keq dhe problemeve të shkaktuara në rrjetin elektrik.
Sipas të dhënave zyrtare nga Rajoni Elbasan, disa fidra dhe kabina elektrike kanë dalë jashtë funksionit, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me energji në zona të ndryshme, kryesisht rurale dhe malore.
Nga rreth 115 mijë abonentë që administrohen në këtë rajon, aktualisht pa energji rezultojnë 1 042 abonentë.
Në Bashkinë Librazhd, fidri nr. 4 i Nënstacionit (NST) Librazhd ka mbetur jashtë pune, ndërsa katër kabina janë prekur nga defektet, duke lënë pa energji 113 abonentë në zonat Vilan, Sopot dhe Qafë Dardhë.
Situata paraqitet më problematike në bashkitë Prrenjas dhe Gramsh. Fidri nr. 3 i Nënstacionit Cërujë ka dalë jashtë funksionit, duke prekur 227 abonentë në zonat Katërlistë, Zgjupt, Kutërqarë, Dushan dhe Prrenjas Fshat. Ndërkohë, fidri nr. 6 i Nënstacionit Gramsh është pjesërisht jashtë pune, çka ka sjellë mungesë të energjisë për 702 abonentë në zonat Skënderbegas, Zenelas, Kullollas, Gribë, Sojnik, Velias, Lenie dhe Grabovë e Sipërme.
Autoritetet bëjnë me dije se ekipet teknike ndodhen në terren në të gjitha zonat e prekura dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e defekteve. Sipas njoftimit zyrtar, rikthimi i energjisë elektrike pritet të realizohet në një kohë sa më të shkurtër, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e plotë të furnizimit.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut