Moti i keq në Qarkun e Gjirokastrës, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike
Këtë të hënë moti i keq ka përfshirë disa zona të vendit. Në qarkun e Gjirokastrës kanë vazhduar reshjet e shiut me intervale, të shoqëruara me erëra të fuqishme. Lumenjtë Vjosa dhe Drino janë në nivele normale.
Sipas raportimeve, në bashkinë Tepelenë në orët e para të mengjesit janë shfaqur problematika në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e “Zezë” për shkak të rënies së inerteve nga shpatet malore, rruga është e qarkullueshme me një kalim. Në fshatin Nivicë, njësia administrative Kurvelesh, në vendin e quajtur Vreshtan, ka shkarje të dherave ku rrezikohen 4-5 banesa. Kontraktori është njoftuar dhe po shkon për pastrimin e inerteve dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të automjeteve.
Gjithashtu në bashkinë Tepelenë, njësia administrative Kurvelesh ka patur ndërprerje të energjisë elektrike dhe aktualisht është pa energji elektrike njësia Qendër. Nga bashkitë e tjera të qarkut nuk ka raportime për situata emergjente.
Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend