Moti i keq në vend, ja si paraqitet situata deri tani sipas raportimeve zyrtare

12 Janar 2025 | 19:17

Situata në akset rrugore të vendit paraqitet problematike për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe shirave intensive.

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet e tillë:

Në qarkun Dibër, rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, ndërsa në bashkitë Dibër, Bulqizë, Klos dhe Mat disa qendra administrative dhe rrugë dytësore janë të bllokuara. Problem mbeten edhe aksit Peshkopi-Ulëz, Kir-Shosh dhe rrugët rurale në Fushë-Arrëz, të cilat janë të bllokuara nga dëbora dhe rrëshqitjet e dheut.

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë ka prani inertesh dhe dëbore, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve të rënda. Ndërkohë, në bashkinë Krujë dhe në rrugën për në Shëngjergj të Tiranës, qarkullimi është i vështirë për shkak të borës së madhe.

Në qytetin e Vlorës, shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje, duke e bërë të vështirë lëvizjen e mjeteve në rrugët e qytetit.

Gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026