English

Moti i keq “zhyt” disa fshatra të Korçës në errësirë, rreth 1700 familje pa energji

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa fshatra të juglindjes së vendit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me era të forta dhe stuhi kanë ngelur pa energji elektrike.

- Advertisement -

Pra bëhet fjalë se rreth 1700 familje pa energji elektrike.

Burime zyrtare nga OSSHE bëjnë me dije se pa energji elektrike janë fshatra të shumta të njësive administrative të bashkive Pogradec, Kolonjë, Korçë, Devoll, Maliq.

Situata bëhet më e rëndë përsa i përket rikthimit të energjisë elektrike nga trashësia e madhe e dëborës dhe pothuajse pamundësia e grupeve të punës për të ndërhyrë.

Pa energji elektrike janë fshatra të tërë në Çlirim, Panarit, Grabockë e Treskë. Gjithashtu pa energji elektrike janë fshatrat Podgozhan aty ku më tepër se 1000 familje prej më tepër se 10 orë vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ashtu siç vuajnë dhe banorët e fshatrave Shpellë, Jollë, Homçan, Homezh, Trebinjë, Cezmë.

Probleme me energjinë elektrike paraqiten edhe në fshatrat e Maliqit si Senishti, Zvarishti, Tresova dhe Lozhani.

Edhe në Kolonjë fshatrat e Rehovës dhe fidri numër 2 në nënstacionit të Ersekës ka lënë pa energji elektrike me tepër se 400 familje.

13 grupe pune në gjithë Qarkun janë në gatishmëri në pritje për të ndërhyrje në linjat e dëmtuara nga reshjet e shumta të dëborës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?