Motoristët nga Serbia me mbishkrime provokuese nisen drejt Kosovës
7 Korrik 2023 |
20:50
Motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës.
Burime për KosovaPress, bëjnë të ditur se ata po vijnë në emër të një ‘aksioni humanitar’ ku do të sjellin mjete financiare për disa familje në nevojë, si dhe për rinovimin e kishës së Zveçanit.
Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet “Kosova është djep i Serbisë”.
Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së ministres të Qeverisë serbe, Snezhana Paunoviq, lidhur me “spastrimin etnik” në...
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata