Motrat Karmelitane, murgeshat që jetojnë me dekada të ngujuara
Euronews Albania ka vizituar motrat Karmelitane në fshatin Nënëshat të Shkodrës.
Motër Mirjami nga Kroacia dhe motër Maria nga Mali i Zi janë prej më shumë se 19 vitesh të ngujuara duke ia dedikuar krejtësisht jetën e tyre Zotit. Ndër vite janë bashkuar dhe 8 murgesha të tjera.
Në intervistën për programin “Mirëmëngjes” dy nga motrat ndajnë se si morën vendimin për t’u bërë pjesë e Karmelit.
“Që të marrësh vendimin për këtë lloj jete fillon nga dashuria, fillon një marrëdhënie personale me Jezusin, dashuri shumë e madhe,” – u shprehën ato.
Daljet e tyre janë shumë të rralla, duke munguar dhe në momente të rëndësishme të familjes së tyre, ku vetë motër Mirjami tregon që nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë të motrave dhe vëllezërve.
Pjesën më të madhe të ditës e zënë lutjet, por edhe punimet me dorë, apo në kopsht.
Të izoluara nga bota e jashtme ato informohen përmes telefonit për ngjarjet e ndryshme, ndërsa i dedikojnë lutjet për të gjithë njerëzit që kanë nevojë.
Janë të shumtë besimtarët që i vizitojnë duke marrë energjinë dhe pozitivitetin që ato transmetojnë.
Mes lotësh motrat karmelitane ndajnë momentin më të vëshitrë për to, humbjen e motër Dritës rreth dy vite më parë.
Kuvendi i motrave Karmelitane apo siç quhet ndryshe dhe Karmeli, është vatra e lutjeve për shume besimtarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë