MSH publikon bilancin e Covid-19 për 24-orët e fundit

21 Janar 2023 | 19:43

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ndërkohë që është regjistruar vetëm 13 raste të reja nga 400 testime të kryera.

Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim të specializuar 1 pacient.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni, 26 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 400 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në Bashkitë: 4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Berat.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,376 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026