Muaj i thatë për energjinë| KESH nis blerjet, shpenzon 5.4 mln euro për një javë

17 Korrik 2023 | 15:09

Thatësira sapo ka nisur për sistemin elektroenergjitik shqiptar. Pas një sezoni të mbarë që ka zgjatur më shumë se 8 muaj, KESH ka nisur të blejë energji elektrike jashtë vendit. Me dy ankande të hapur për datat 15-23 korrik, sasia e përgjithshme që është blerë arrin në 51 mijë Megavat, për  të cilën janë shpenzuar 5.4 mln euro.

Me çmimet e sotme, një megavat kushton 105 euro, çmim ky rreth 6 herë më i ulët se korrikun e kaluar, kur energjia në treg shitej deri në 600 euro për megavat.

Shqipëria ka qenë suficitare në prodhimin energjisë që nga muaji nëntor, kur një sasi e madhe reshjesh ranë në vend, duke cuar nivelin e Fierzës në kuotat më të larta historike.

Madje edhe në tregun e eksportit, KESH ia ka dalë të rikuperojë një pjesë të financave që humbi gjatë vitit të kaluar, por jo tërësisht pasi çmimet u stabilizuan shpejt.

Kujtojmë se vendi ynë prodhoi 7 milionë megavat energji elektrike në vitin 2022, ndërsa nevojat ishin për 7.9 milionë, sasi kjo u mbulua nga blerjet në tregun e huaj.

Pra, prodhimi vjetor ishte jetë 22% më i ulët se ai i vitit 2021, kur hidrocentralet vendase prodhuan 8.9 mln megavat.

Rënia e prodhimit e kombinuar me blerjen në tregjet e huaja që ishin më të larta se shitjet, bënë që vendi të shkonte për herë të dytë në 33 vitet e fundit në gjendje të jashtëzakonshme energjetike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026