Muaji i Ramazanit| Imami në Elbasan: Një nga kollonat kryesore të fesë Islame
Besimtarët myslimanë kanë nisur agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit. Imam i Xhamisë së Elbasanit, Dorjan Balliu tregon forcën dhe peshën që përfaqëson ky muaj në besimin Islam.
Besimtarët myslimanë do të mbajnë agjërim për një muaj, duke nisur nga kjo e hënë. Dorjan Balliu, Imam i Xhamisë “Sulejman Pasha” në Elbasan, tregon për Euronews Albania, rëndësinë e tij dhe atë ç’ka përfaqëson Muaji i Ramazanit në traditën islame.
“Muaji i Ramazanit për ne besimtarët mysliman është një nga kollonat kryesore në të cilën qëndron feja Islame. Është i rëndësishëm për faktin se gjatë këtij muaji ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për besimtarët. Gjithashtu gjatë këtij muaji gjendet edhe një natë e cila është specifike, jo vëtëm për besimtarët por për të gjithë njerëzimin, pasi në këtë natë përcaktohet fati i të gjithë njerëzve dhe quhet nata e Kadrit”, tha Balliu.
Imam Balliu, thekson ndër të tjera se është një muaj ku e keqja struket për t’i hapur rrugën të mirës dhe mundësisë për të gjithë besimtarët që të përfitojnë nga kjo e mirë.
“Në këtë muaj ka adhurim specifik që është agjerimi, që do të thotë se besimtarët gjatë Ramazanit apstenojnë, pra vetesakrifikohen nga pirja gjatë gjjithë ditës deri ne dark. Por ne fakt kjo nuk është fizolofia e agjerimit, ne mesojmë përmes abstenimit te gjerave të dobishme të cilat janë të nevojshme për trupin e njeriut, si të mësohemi të heqim dorë nga ato që janë të padobishme. Prandaj profeti thotë: Zoti nuk i kërkon njerzve te heqin dorë nga ushqimi dhe pija nese ata nuk heqin dorrë nga gjerat e këqia apo sjelljet e pahijshme”, tha Balliu.
Megjithatë ka një sërë gjërash nga të cilat besimtarët duhet të privohen në respekt të traditës dhe këtij muaji të madh.
“Kjo nuk duhet të jetë vetëm në muajin e Ramazanit, duhet që atë që ti e mëson këtë muaj duhet ta vazhdosh. Ky është një start, një indicie nga Zoti sesi ti mund të bëhesh më i mirë përgjatë gjithë vitit. Nëse shoqëria shqiptare do të agjëroj, do të shikojmë sesi ne me shkop do të ndyshojmë të gjithë si shoqëri”, tha Balliu.
Për 30 ditë, të gjithë besimtarët myslimanë do të agjërojnë deri në ditën e madhe të festës së Bajramit, e cila këtë vit përkon me datën 9 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë