English

Muaji maj për sensibilizimin e melanomës, çfarë është ajo

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Melanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat ku prodhohet melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. Njohja e simptomave të para të këtij lloj kanceri mundëson zbulimin dhe trajtimin e tij, përpara se sëmundja të përhapet. Melanoma mund të trajtohet suksesshëm, nëse zbulohet në kohë. Shkaku i melanomës nuk është i qartë.

- Advertisement -

Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë (UV) të diellit apo solarëve rrit shumë rrezikun e zhvillimit të këtij lloj kanceri.

Faktor rrezikues është edhe komponenti gjenetik i cili luan gjithashtu një rol të rëndësishëm.

Melanoma mund të zhvillohet në të gjithë trupin, por më shpesh ajo zhvillohet në zonat që kanë një përqindje të lartë ekspozimi në diell si: shpina, këmbët, krahët dhe fytyra.

Mund të ndodhë që ajo të zhvillohet në sipërfaqe më pak të ekspozuara ndaj diellit si: shputa e këmbës, palma e duarve, thonjtё; membranat mukoze të organeve kavitare si: goja, rektumi, vagina etj.

Melanoma mund të zhvillohet gjithashtu në sy e quajtur ndryshe melanoma okulare dhe rrallë në organet e brendshme si p.sh.: zorrët. Këto melanoma të fshehura janë më të zakonshme në individët më lëkurë të errët.

Kush është më i rrezikuar ?

Personat më të rrezikuar janë ata që kanë:

-Lëkurë të bardhë.

Të kesh më pak pigment melanine në lëkurë do të thotë të kesh më pak mbrojtje ndaj rrezeve UV. Nëse keni flokë biondë apo të kuq, quka apo digjeni shpejt nën rrezet e diellit, ju keni më tepër mundësi të zhvilloni melanoma.

-Djegie nga dielli

Një apo më shumë episode të djegies së lëkurës nga rrezet e diellit në fëmijërinë tuaj mund të rrisin rrezikun e melanomës në moshën adulte.

-Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës.

-Nishane të shumta apo nishane të pazakonta në pjesë të ndryshme të trupit

Të paturit më shumë se 50 nishane të zakonshme në trup tregon një rrezik të lartë për të zhvilluar melanomë. Gjithashtu, edhe ekzistenca e nishaneve të pazakonta tregon për një tendencë ndaj mundësisë së zhvillimeve malinje në lëkurë.

-Histori familjare të melanomës

Nëse një i afërm, prind, fëmijë apo vëlla ka patur melanomë, individi ka një mundësi më të madhe për ta zhvilluar atë.

-Sistem imunitar të dobësuar

Në këtë kategori futen të gjithë pacientët me HIV/AIDS dhe ata që i janë nënshtruar një transplanti.

Parandalimi dhe zbulimi i hershëm

Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë:

Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli.

Të qëndrohet në hije në orën 11 – 15, atëherë kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe.

Të mbahen kapele, syze dielli dhe veshje të përshtatshme.

Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës.

Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell, foshnjat deri në moshën njëvjeçare.

Veçanërisht fëmijët ёshtё mirë të mbrohen nga dielli.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×