Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

28 Shtator 2025 | 10:49

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ishte i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi vendimin e kësaj force politike për të paraqitur një kandidat të saj në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Muçi tha se vendimi do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë dhe nëse emri i tij zgjidhet për kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, mandati i deputetit do t’i kalojë Arlind Qorit.

“Në momentin që do të shpallet data e zgjedhjeve, atëherë edhe ne do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht që do të jetë Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka, ka një sërë figurash që mund të ishin të denja për kandidaturë për kreun e Bashkisë së Tiranës. Do të diskutohet si strategji brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë, sigurisht, do t’i bindem vendimit të kolektivit. Nëse unë do të jem kandidati i përzgjedhur, vendin tim në parlament do ta zërë Arlind Qori, i cili është i dyti në listë”, tha Redi Muçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026