“Mund të kishim 10 të vrarë nëse…”/ Rexhepi: Duhet mbështetur SPAK
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha në emisionin Review në Euronews Albania se SPAK duhet mbështetur në iniciativën për të hetuar krimin zgjedhor, si një faktor pozitiv.
Rexhepi solli në vëmendje vrasjen e ndodhur në Elbasan dy ditë përpara zgjedhjeve të 2021, ku sipas tij nëse do të ishte SPAK me strategjinë kundër krimeve zgjedhore ndoshta ajo ngjarje mund të ishte shmangur.
“Jam i kënaqur për punë e viteve të fundit të SPAK, LSI me 110 mijë vota mori 4 deputetë, Tom Doshi me 35 mijë mori po aq, kodi zgjedhor nuk është i duhuri. Nëse mbështesin SPAK të gjithë, hyjmë te 80 për qind e popullit që e mbështet. Ngjarja e Elbasanit ka një pasivitet të forcave për të ndërhyrë, kanë qenë shumë emra të njohur, kush vrau në Shtëpinë e Bardhë nuk i di njeri emrat; polici nëse qëllon shkon në burg, nëse nuk qëllon shkon në burg. Nëse do ishte ndërhyrja e SPAK ndoshta nuk do ishte ngjarja e Elbasanit, nëse nuk do ishte ai komandoja atje, ndoshta do kishin 10 të vrarë”, tha Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë
- 09:45 Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës
- 09:45 Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake