‘Mund t’ju vijmë papritur një natë’, Erdogan paralajmëron Greqinë
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i është rikthyer retorikës së tij duke paralajmëruar Greqinë.
Erdogan tha se nëse Greqia vazhdon të veprojë në Egje, Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme, duke përsëritur paralajmërimin e tij: ‘Mund të vijmë papritur një natë’, shkruan Protothema.
“Çfarë po thonë? Se po vijnë turqit e çmendur. Sidomos për raketën Typhoon na u tha se rrezet e saj arrijnë në 560 kilometra. Nuk na mjaftonte dhe patëm një takim përkatës javën e kaluar. “Cila është gjendja përfundimtare në të cilën jemi?”, e pyeta. Do të arrijmë 1000 kilometra.
“Greqia nuk duhet të ngatërrohet me ne. Ne u thamë atyre se mund të dalim nga askund një natë dhe ne mund ta vërtetojmë këtë. Nëse ata nuk respektojnë dhe pushojnë së provokuari në Egje, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me ju në Egje”, u shpreh ai.
Pavarësisht takimit greko-turk të premten në Bruksel, në prani të këshilltarit diplomatik të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe me synimin për të hetuar synimet e të dyja palëve për një rifillim të mundshëm të kontakteve diplomatike mes dy vendeve, sërish ka tensione mes Turqisë dhe Greqisë.
LEXONI GJITHASHTU
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës